BDI hesht, ndërsa ASh dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për ndryshimin e gjinisë

    Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe VMRO-DPMNE-ja nuk do ta mbështesin propozim ligjin për ndryshimin e gjinisë.

    Aleanca për Shqiptarët (ASh)

    “Angazhohemi për ruajtjen e vlerave familjare dhe institucionin e familjes, si dhe luftimin e dukurive që sulmojnë këtë ind themelorë të shoqërisë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

    Alternativa (AAA)

    “Për ne është e papranueshme të rrënohet familja tradicionale dhe të lejohet një tip tjetër i organizimit social që dëshiron të abuzojë me nocionin familje”, njoftojnë nga Alternativa.

    VMRO-DPMNE

    “VMRO-DPMNE-ja është kundër kësaj zgjidhje ligjore e cila krijon bazë që në të ardhmen të ndryshohet Ligji për familjen në të cilin rregullohet martesa dhe familja si bashkësi mes një femre dhe një mashkulli”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

    LSDM

    Nga LSDM-ja thonë se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe buxhetit shtetëror nga vendimet gjyqësore në Strasburg.

    “Për shkak se falë kësaj çështje shteti paguan dëmshpërblim si pasojë e vendimeve në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, detyrim i jonë mbetet t’i mbrojmë qytetarët dhe buxhetin”, thonë nga LSDM.

    BDI

    BDI-ja zgjodhi të heshtë, ndërsa zëvendësministri i të Drejtësisë nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu i tha televizionit Alsat se mendimi i tij është që ky ligj duhet të tërhiqet dhe të gjinden modalitetet me të cilat do të plotësohet standardet e drejtësisë Evropiane por mbi gjitha do të reflektohet edhe realiteti i shoqërisë në vendin tonë. 

    Lajmi Paraprak

    “E Majta” paralajmëron referendum kundër gjuhës shqipe

    Lajmi i rradhës

    Rikthehet prodhimi i kriptovalutave në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë