BDI NESËR FESTON E PËRÇARË | Grupi i zjarrit në Tetovë, partia në Shkup

    “Normalisht që ne nuk jemi të njoftuar për koktejet që i organizojnë ministrat. Ajo u dëshmua edhe në mbledhjet paraprake, edhe pse ne kemi shpallë fraksion është shumë legjitime, është ide dhe moment politik çështja e fraksionimit. Normalisht nuk kemi qenë të njoftuar, si gjithmonë prej mediumeve. Ndërsa nesër ne shënojmë përvjetorin e BDI-së ku janë të ftuar të gjithë anëtarët, të gjithë mbështetësit që të shënojmë këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët dhe të arriturat e shqiptarëve deri në momentin e deritanishëm. Normalisht që do të ketë porosi, do të ketë prononcim në emër të grupimit tonë qoftë për zgjedhjet e brendshme qoftë për zhvillimet që ndodhin për momentin në shtet”, Blerim Bexheti, BDI.

    Bexheti thekson se opinioni e ka të qartë qasjen përçarëse të funksionarëve të BDI-së në ekzekutiv.

    “Qasjen përjashtuese që e kanë marrë ky ekzekutiv jo vetëm ndaj idhtarëve të fraksionit, por edhe brenda që janë prononcuar deri më tani normalisht që ka pru një përçarje dhe është shumë legjitime shumë normale që ne bashkë me të gjithë mbështetësit që të veprojmë në aspekt politik, as nuk jemi duke i ndikuar përçarjes, as nuk i frymë përçarjes, përkundrazi, ata e bëjnë dhe është shumë legjitime që ne të vazhdojmë me aktivitetet tona politike”, Blerim Bexheti, BDI.

    I pyetur se pasi përçarja thellohet sa më shumë, cilat do të jenë hapat e ardhshëm të fraksionit, Bexheti deklaroi se janë fraksion në kuadër të BDI-së dhe kështu do të veprojnë edhe në periudhën e ardhshme. Fraksioni i BDI-së, 21 vjetorin e themelimit të partisë do ta shënojë në pallatin e Kulturës në Tetovë në të njëjtën kohë kur në Shkup, Ahmeti ka thirrur anëtarësinë në koktej. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Qytetarët e RMV janë të lodhur nga metodat e reja që i vendos BE-ja

    Lajmi i rradhës

    Ali Pajaziti në panairin e Prishtinës vjen me tre vëllimet enciklopedike “Sociologji e islamit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë