BDI nuk do të votojë për ministrat e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike

    Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk do të mbështesin propozimet për ministra në qeverinë teknike që do të jenë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

    Ky vendim i BDI-së vjen pasi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski paraprakisht theksoi se Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për kryeministër teknik dhe në interes të një atmosfere të mirë dhe procesit demokratik partia do të përmbahet nga votimi.

    Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në një deklaratë për media tha se pozitat që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa VMRO-DPMNE ta votojë atë qeveri.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët kërkojnë masa kundër ajrit të ndotur

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: bisedova me Ahmetin dhe Zaevin për të ardhmen europiane të vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë