BDI publikon emrat e kryetarëve të degëve të partisë

    Bashkimi Demokratik për Integrim sot organizoi zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake edhe në 14 degë, me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”, ku të drejtë vote shfrytëzuan mbi 28 mijë anëtarë, njofton Nistori.

    Gjatë këtij procesi zgjedhor të udhëhequr nga Komisioni Zgjedhor Partiak i BDI-së u votua për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor në degën e: Butelit, Çairit, Dibrës, Jegunovcës, Kërçovës, Krushevës, Kumanovës, Likovës, Manastirit, Petrovecit, Pllasnicës, Prespës, Shuto Orizares dhe Velesit.

    Kështu, të zgjedhurit në 14 degë të BDI-së janë si në vazhdim:

    Likovë: Mirsad Ibraimi
    Kumanovë: Ridvan Asani
    Çair: Bekim Neziri
    Butel: Muharem Asani
    Shuto Orizare: Ilaz Leskovica
    Petrovec: Naser Haliti
    Jegunovcë: Eldin Ademi
    Kërçovë: Ardita Dani
    Dibër: Artin Spahiu
    Krushevë: Abib Vexhiu
    Manastir: Lutfi Ameti
    Pllasnicë: Bajram Karamaleski
    Veles: Lokman Salija
    Prespë: Arjan Mujedini

    Zbatimi i këtij modeli në përzgjedhjen e organeve partiake dëshmon qasjen dhe kapacitetin demokratik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

    Në raundin e tretë do të mbahen zgjedhje në Strugë, Saraj, Haraçinë, Ohër, Gazi Babë, Karposh, Çuçer Sandevë, Mavrovë dhe në Qendër Zhupë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rregulli 1 në biznes: Respekto kohën e gjithkujt!

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Kemi identifikuar 45 persona për sulmet në veri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë