BDI: Sela dhe Aleanca ushtrojnë presion publik ndaj gjyqësorit, kjo është mendësi e Levicës

    Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se konferenca e sotme për shtyp e kryetarit të ASh-së Ziadin Sela është një presion publik ndaj gjith sistemit gjyqësor dhe të punësuarve në këtë sektor, njofton Nistori.

    “Paraqitja e sotme para mediave është skandaloze, e papranueshme, e paparë gjerë më sot dhe paraqet ndërhyrje e vrazhdtë e drejtpëdrejt në sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Ndërhyrja e ashpër ndaj gjykatave dhe prokurorisë flet për mendësinë e aleatit të Levicës dhe Apasievit si dhe shfaq fytyrën e vërtetë e një strukture të pareformuar. Ndarja e pushteteve në vend, funksionon si parim kushtetues dhe e njejta vazhdon të funksionojë në mënyrë profesionale dhe gjithë ata që shkelin ligjin përgjigjen para sistemit të drejtësisë dhe gjithë rastet e fundit dhe lëndët e hapura tregojnë qartë se në vend funksionon ligji që është i barabartë për të gjithë dhe askush nuk është i paprekshëm para tij.” – thonë nga BDI.

    BDI pretendon se është partia e vetme e cila ka inicuar vettingun në të gjitha nivelet e pushtetit përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë për të pasur figura të pastra dhe me dinjitet të cilët do të kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Reagimi i SAShK-ut ndaj njoftimit të Sindikatës Progresive për Arsim

    Lajmi i rradhës

    ASh: BDI kontrollon gjykatat, prokuroritë dhe të gjitha instancat tjera gjyqësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë