Reagimi i SAShK-ut ndaj njoftimit të Sindikatës Progresive për Arsim

    Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SAShK) tha se për anëtarët e saj është e papranueshme rritja lineare e pagave , e cila, siç thekson ai, “si sistem për vlerësimin dhe shpërblimin e punës nuk njihet në sistemin e pagave në vendin tonë dhe më gjerë”.

    “Për këtë arsye, mbetemi të mendimit që vlerësimi i punës dhe rritjes së pagave të jetë në përputhje me marrëveshjet kolektive”, thonë nga SAShK-u në përgjigjen e deklaratës së Sindikatës Progresive për Arsim pranë Federatës së Sindikatave të Maqedonisë.

    Sindikata po ashtu informon se transformimet e kontratave të punës nga ora fikse në atë të pacaktuar janë duke u bërë vazhdimisht përmes komisioneve komunale për transformim, që nga viti 2009 e deri më sot.

    “Për këtë arsye, me përgjegjësi pohojmë se ky është spekulim i pastër se ka pasur mbi 4700 kontrata me afat të caktuar që nuk janë transformuar”, thuhet në reagimin e SAShK-ut të nënshkruar nga kryetari i tij Jakim Nedelkov.

    SAShK shpreh mirënjohje për mbështetjen që ka marrë për grevë, por, siç thekson, “nuk do të pranojë asnjë kusht nga asnjë organizatë apo individ që do të tentojë të përfitojë në një situatë kur ka krizë të përgjithshme në procesin e negocimit dhe tejkalimin e dallimeve në qëndrimet me institucionet kompetente”.

    Lajmi Paraprak

    “Deklarata e Ramës për shkëputje nga RMV-ja, është logjike”

    Lajmi i rradhës

    BDI: Sela dhe Aleanca ushtrojnë presion publik ndaj gjyqësorit, kjo është mendësi e Levicës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë