BDI: Taravari nuk ka bërë asgjë në lidhje me qentë endacakë

    Bashkimi Demokratik për Integrim bashkë me nismën qytetare “Gostivari që dua”, sot në selinë e partisë në Gostivar kanë mbajtur konferencë për shtyp dedikuar ditës botërore të kafshëve, përcjell Nistori.

    Adelisa Mazllami, kandidate për këshilltare potencoi se kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari për katër vite nuk ka lëvizur as gishtin për ta zgjedhur problemin e qenve të pastrehë, madje as pas rastit me vajzën 17 vjeçare që humbi jetën e saj, ai nuk bëri asgjë.

    “Ështe gjithashtu një kërcënim ndaj fëmijëve tanë, shëndetit tonë dhe kafshëve tona shtëpiake. Dhe pastrimi i qytetit nga qentë me anë të helmimit nuk është vetëm çnjerëzore, mizore dhe e rrezikshme, por gjithashtu nuk është efektive. Iniciativa e qytetarëve “Gostivari që duam” bashkë me BDI jo vetëm që ka hapur një peticion për ta pastruar qytetin nga qentë endacak para disa javëve, por gjithashtu ka mirëpritur një plan të ri, si ta zgjedhim problemin jo vetëm para zgjedhjeve, por efektivisht dhe qëndrueshëm”, tha Mazllami. 

    Ajo shtoi se bashkë me kryetarin e ardhshëm Nevzat Bejta, do të zgjidhet problemi me qentë endacakë në mënyrë njerëzore, por edhe të qëndrueshme. Madje premtoi se do të ndërtojnë një strehimore moderne për qen, me qëllim për të parandaluar kete kaos. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Modelet më të njohura të xhaketave për vjeshtë, dhe ato kombinohen me çdo veshje

    Lajmi i rradhës

    Integrim apo izolim me BE?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë