BDI vendosë thasë mbeturinash para Komunës së Tetovës / “Tetovën e keni bërë Rusino”

    Komunikata e BDI-së për Nistorin:

    Udhëheqësit e Komunës së Tetovës kanë humbur kontaktin me realitetin. Për t’u treguar se me çka përballen qytetarët në përditshmëri, sot po vendosim disa thasë mbeturinash para komunës që t’u kujtojmë se si e katandisur qytetin. Fokusi i klanit të mafisë urbane që udhëheq me Komunën e Tetovës është te tenderët milionësh dhe ndërtesat, e jo te qytetarët.

    Deponitë që janë krijuar në çdo lagje, përbëjnë kërcënim serioz për jetën e qytetarëve. Mbetjet që kanë filluar të kundërmojnë, janë sinjal se në këto deponi që janë krijuar në çdo lagje të Tetovës ka bakterie dhe mikro-organizma shumë të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, e sidomos të fëmijëve tanë.

    U bëjmë thirrje, që sa më shpejtë që të jetë e mundur, të mblidhen mbeturinat dhe të gjendet zgjidhje për situatën emergjente në të cilën është katandisur qyteti. Në të kundërtën, le të japin dorëheqje si pasojë e paaftësisë së tyre për të mbajtur higjienën e qytetit.

    Premtuat se Tetovën do e bëni Dubai, në fakt Tetovën e bëtë RUSINO!

    Lajmi Paraprak

    Të poshtëruar dhe izoluar – Racizmi shkakton sëmundje

    Lajmi i rradhës

    Shakaja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë