BDI – VMRO-DPMNE-së: Korridoret 8&10D nuk janë “Shkupi 2014” dhe autostrada kineze që dikush të vjedhë

    BDI mirëpret dhe mbështet vendimin transparent të Qeverisë për miratimin e pesë ligjeve dhe dërgimin e tyre në Kuvend për miratim të mëtejshëm.

    “Në këto ligje, në asnjë moment, në asnjë fjali, në asnjë numër nga të pesë ligjet, nuk përmendet 60 orë punë, prandaj VMRO DPMNE po i gënjen qytetarët. Ligjet parashikojnë lehtësimin e procedurave për të gjitha projektet kombëtare dhe strategjike të vendit, jo vetëm ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 – D. Ligjet mundësojnë ndërtimin më efikas dhe më të shpejtë të autostradave me kursime mbi 150 milionë euro dhe përfundimin dy vjet më të shpejtë”, thonë nga BDI.

    Sipas tyre, bllokada e VMRO-së dhe Levicës i kushton qytetarëve mbi 150 milionë euro vetëm për këtë projekt dhe më shumë se dy vite ndërtim shtesë.

    “Korridoret 8 dhe 10 – D nuk janë Shkupi 2014 dhe autostrada kineze që dikush të vjedhë”, nënvizojnë nga BDI.

    Lajmi Paraprak

    Pesë bimët më të vështira për t’u rritur në kopësht

    Lajmi i rradhës

    Presioni i gjakut ndikon trurin dhe kujtesën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë