BE dhe NATO: mbështesim fuqishëm RMV-në në rrugëtimin europian

    Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO kanë uruar popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit, Ditën e Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e tyre për rrugën evropiane dhe euroatlantike të vendit.

    Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në platformën sociale të kompanisë amerikane X uroi popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit.

    “Urime popullit të Maqedonisë së Veriut për Ditën e Pavarësisë. Unë mbështes fuqishëm rrugën tuaj drejt bashkimit me unionin tonë. Ne jemi me ju në çdo hap të rrugës”, tha komisarja Kos.

    Gjithashtu edhe NATO ka ndarë një fotografi të një ushtari të Maqedonisë së Veriut në platformën X.

    “Ri-shpërndani për t’u bashku me ne në festën e aleatit tonë, Maqedonisë së Veriut, në Ditën e Pavarësisë së tyre”, shkroi NATO.

    Lajmi Paraprak

    Kamioni Mediatik Ballkanik sjell edukimin mbi lajmet dhe të menduarit kritik në hapësira publike

    Lajmi i rradhës

    Trump synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë