BE duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit

    Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor me qëllim që të mos lejojë që lojtarë të tjerë të ndikojnë në Ballkan. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Sllovenisë Monika Gregorçiq, duke komentuar invazionin e Rusisë në Ukrainë.

    Pasa takimit me homologun e saj, Antonio Milloshovski, ajo tha se BE duhet të mendojë për anëtarësim shpejtë edhe të Ukrainës. Ndërsa kryetari Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin tonë, Antonio Milloshovski, shtoi se nesër në komisioni duhet të votojë deklaratë për mbështetjen e Ukrainës.

    “Sllovenia dha propozim të shpejtohet procesi i zgjerimit të BE-së me vendet kandidate edhe një herë t’i jepet Ukrainës një kornizë kohore në të cilën Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së dhe mendojmë se kjo do të pranohet dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet që kjo të bëhet realitet. Duhet të përshpejtohet procesi i shteteve të Ballkanit perëndimor në BE me qëllim që të parandalohet që lojtar të tjerë të ndikojnë në rajon”, th Monika Gregorçiq, KP për PJ Slloveni.

    “Lidhur me intervenimin dhe invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës, nesër do të kemi seancë të posaçme të komisionit për politikë të jashtme ku pres që bashkërisht të miratojmë një deklaratë për mbështetjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Ukrainës”, u shpreh Antonio Milloshovski, kryetar i KP për PJ. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Agrumet dhe vetitë shëruese

    Lajmi i rradhës

    Çfarë nuk na thonë fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë