“BE-ja do t’u mundësojë qytetarëve dhe ekonomisë së RMV-së të marrin mbështetje reale”

    Vazhdojmë në rrugën europiane, vendi është i gatshëm për procesin e negociatave me BE-në, i cili sjell përfitime të shumta, që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të jetojnë si të gjitha kombet e tjera të Bashkimit Europian, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

    “Pas 17 vitesh pritje realizohet një tjetër përcaktim strategjik i vendosur në ditën e pavarësisë dhe ai është anëtarësimi i plotë në BE. Ne hyjmë në BE si maqedonas, të cilët flasin gjuhën maqedonase, me identitet të mbrojtur, veçori historike dhe kulturore.

    Negociatat për anëtarësim në BE nisën me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe menjëherë pas kësaj filloi procesi i skriningut, i cili do të pasohet me hapjen e kapitujve të parë.

    Fillon një periudhë pune e vështirë dhe e përkushtuar për reformat, për harmonizimin e ligjit tonë me të drejtën evropiane, për zhvillimin ekonomik, politik, social, cilësinë më të lartë të jetës, standardet e larta për respektimin e shtetit të së drejtës”, theksojnë nga LSDM.

    Ndihma e vazhdueshme dhe e shtuar që do të ofrojë Bashkimi Evropian në periudhën e ardhshme, theksojnë nga atje, do t’u mundësojë qytetarëve dhe ekonomisë së Maqedonisë të marrin mbështetje konkrete dhe reale.

    Lajmi Paraprak

    Gjenden 86 emigrantë gjatë kontrollit në një kamion

    Lajmi i rradhës

    Urrejtja dhe virtyti në Ukrainën e kohës së luftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë