BE-ja miratoi Agjendën reformuese të RMV-së konform Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor

    Agjendat reformuese të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës janë miratuar në kuadër të Instrumentit të ri për reforma dhe rritje në vlerë prej 6 miliardë euro, të njohur si Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, bën të ditur në rrjetin “X”, presidenca hungareze pranë BE-së.

    “Agjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u miratuan në përputhje me Instrumentin e ri për Reforma dhe Rritje, me vlerë gjashtë miliardë euro”, thuhet në njoftim.

    Kjo, shtohet, hap rrugën për fillimin e parafinancimit gjatë presidencës hungareze.

    “Mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet kyç i presidencës hungareze”, përfundon njoftimi.

    Lajmi Paraprak

    Siljanovska: askush nuk na e dhuroi shtetin, prandaj nuk duhet të lejojmë rishikim të historisë

    Lajmi i rradhës

    EShS: bie numri i foshnjave të vdekura në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë