BE-ja miraton rregulla të reja për të mbrojtur gazetarët dhe zërat kritikë nga kërcënimet gjyqësore

    Parlamenti i Evropës ka miratuar Direktivën e Bashkimit Evropian kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP).

    Me këtë siç ka shkruar juristja e mediave, Flutura Kusari, gazetarët, mediat dhe aktivistët do të jenë më të mbrojtur nga paditë e pabaza të cilat bëhen nga avokatët dhe paditësit që kanë qëllim frikësimin dhe dekurajimin e tyre.

    “Jam jashtëzakonisht e lumtur që si anëtare e Grupit të Ekspertëve të Komisionit Evropian kam ndihmuar në draftimin e direktivës bashkë me dhjetëra ekspertë të tjerë. Puna e Grupit të Ekspertëve do të vazhdojë në zbatimin e direktivës në praktikë”, ka shkruar Kusari në Facebook.

    Më tej ajo ka dhënë një shpjegim se çfarë është kjo direktivë dhe çfarë do të thotë për Kosovën.

    Sipas saj, direktiva është ligj i Bashkimit Evropian i cili duhet të zbatohet tek shtetet anëtare dhe shtetet që aspirojnë t’i bashkohen BE-së.

    “Direktiva parasheh disa masa, garancione procedurale dhe mjete juridike që do të ndihmojnë në mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë SLAPP. Ky ligj duhet të transpozohet dhe transpozimi mund të bëhet a) duke draftuar dhe aprovuar Ligj Kundër Padive SLAPP dhe b) duke ndryshuar disa ligje për të akomoduar kërkesat e direktivës. Njëkohësisht, institucionet tjera si Oda e Avokatëve, Odat Ekonomike etj të gjitha mund të marrin masa në zbatim të kësaj direktive”(siç), ka shkruar Kusari.

    Në këtë drejtim, ajo ka shtuar se elementet kryesore të direktivës janë: “Refuzim i hershëm i padive të pabaza – direktiva ua mundëson shteteve anëtarë që të rregullojnë ligjërisht refuzimin e hershëm të padive abuzive. Për shembull, nëse një biznesmen, një person që ushtron një funksion publik ose kushdo tjetër ushtron padi të pabazuar kundër gazetarëve, gjykatat do të kenë mundësi që ato padi t’i refuzojnë sa më herët në procedurë, duke mos pritur që të kalojnë dhjetë vite”.

    “Sigurimi i shpenzimet dhe dëmet – gjykata do të ketë të drejtën që të obligojë paditësin të paguajë shpenzimet e procedurës dhe dëmet eventuale para fillimit të gjykimit”, ka shkruar ndër tjerash ajo.  /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Tre gabimet e zakonshme në shtëpi që ju “rrisin” faturat e ngrohjes

    Lajmi i rradhës

    Deklarata e Macron, reagon Rusia: Po shkeli NATO në Ukrainë, hyjmë në luftë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë