BE me tarifa për makinat elektrike kineze?

    Prodhuesit gjermanë të makinave shprehin skepticizëm rreth tarifave të mundshme ndëshkuese evropiane për importin e makinave elektrike nga Kina.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave (VDA) bëri thirrje për një gatishmëri për t’u përfshirë në dialog nga të dyja palët për të shmangur dëmtimin e zhvillimit të sektorit.

    “… Qëllimi i kompensimit të detyrimeve të parashikuara nga Komisioni Evropian mund të ketë shpejt një ndikim negativ në rast të një konflikti tregtie”, ka thënë presidentja e VDA-së, Hildegard Müller për edicionin e së dielës të gazetës Die Welt, parë paraprakisht nga dpa.

    Sipas Müller, një konflikt tregtar do të rrezikonte gjithashtu transformimin drejt elektromobilitetit dhe dixhitalizimit.

    Ndryshe, që nga vjeshta e kaluar, Komisioni Evropian ka hetuar nëse makinat elektrike në Kinë po përfitojnë nga subvencionet e paligjshme.

    Dhe hetimi kundër subvencioneve tani mund të çojë në vendosjen e tarifave ndëshkuese.

    Sipas Qendrës Automotive Research me qendër në Duisburg, prodhuesit gjermanë të makinave shesin 30%-40% të prodhimit të tyre në tregun kinez.

    Prandaj, në rast të tarifave ndëshkuese evropiane, këta prodhues mund të jenë objektivi i parë i kundërmasave të mundshme kineze.

    Lajmi Paraprak

    A është e dëmshme të mbani syzet e vjetruara optike?

    Lajmi i rradhës

    Meloni kundër vendimit për “nënën surrogate”! 

    Lajme tjera

    Plagjiatë të pandëshkuar

    Raportimet për plagjiaturë nga profesorët e Universitetit të Prishtinës, kanë shtyrë institucionet që të ndërmarrin vendime për të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë