BE pa sanksione të reja kundër Rusisë, zgjat ato në fuqi

    Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord për shtyrjen me gjashtë muaj të sanksioneve kundër Rusisë.

    Samiti i BE-së në Bruksel përfundoi, por krerët e shteteve dhe qeverive nuk ranë dakord për gjithçka: Sanksionet kundër Rusisë nuk u shtrënguan, por ato u zgjatën. Nga qarqet e negociuesve në samitin e BE-sëgjatë mbrëmjes së të enjtes (26.06.2025) në Bruksel mësohet, se kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare miratuan shtyrjen edhe gjashtë muaj të paketës së sanksioneve kundër Rusisë.  

    Pas samitit të BE-së dhe takimit paraprak të NATO-s, kancelari Merz bëri një bilanc të dyzuar në lidhje me mbështetjen për Ukrainën. “Nuk prisja më shumë, kisha frikë më pak”, tha ai në Bruksel, duke iu referuar samitit të NATO-s. “Mund të kishte pasur një mosmarrëveshje më të madhe, përfshirë midis Trump dhe Zelensky, por kjo nuk ndodhi.”

    Vendet e BE-së duhet t’i miratojnë njëzëri çdo gjashtë muaj sanksionet e tyre. BE në sfondin e luftës sulmuese të Rusisë kundër Ukrainës ka miratuar deri tani 17 paketa sanksionesh kundër Moskës. Më parë kryeministri konservator i djathtë i Hungarisë Viktor Orban vazhdimisht pati kërcënuar me bojkote. 

    Mosmarrëveshjet gjatë samitit

    Edhe në takimin e së enjtes dolën në pah mosmarrëveshje ndër kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare. Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico fillimisht shprehu rezerva kundër paketës së re të sanksioneve ndaj Rusisë. Sllovakia nuk mund të vazhdojë gjatë të miratojë sanksione, për aq kohë sa nuk janë shmangur rezervat që ka Sllovakia për furnizimet me gaz pas vitit 2027. Sllovakia vazhdon të marrë gaz prej Rusisë. Kryeministri i HungarisëViktor Orban sërish u shpreh kundër një anëtarësimi të Ukrainës në BE.

    Në samit u diskutua gjithashtu edhe mbi gjendjen e tregtisë evropiane dhe globale, para kërcënimit të tarifave të SHBA-së. Sipas Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, BE-ja e ka marrë propozimin e ri të SHBA-së për një marrëveshje tregtare. Megjithatë, një vendim ende nuk është marrë. “Të gjitha opsionet janë ende në tryezë”, tha ajo. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë