Deputetja Ilire Dauti nuk do të jetë më koordinatore e Grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët

    Foto: Emir H

    Deputetja e opozitës shqiptare është dorëhequr nga emërimi politik si, koordinatore e Grupit parlamentare të Aleancës për Shqiptarët. Dorëheqja e Dautit nga ky emërim vjen si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale 2021 dhe rezultatit për Këshillin komunal të Tetovës në vitin 2022, përcjell Nistori.

    Ilire Dauti – Deputete e Aleancës për Shqiptarët

    Të japim mund në çfarëdo forme, t’i shërbejmë kombit e ta përkthejmë atë në një të drejtë më shumë, gjer në barazi të plotë në raport me çdo kend që na trajton si fërtele në kushtetutë e jetë, është detyrë e secilit nga ne.

    “Rezultati në zgjedhjet e fundit lokale, edhe me shumë rezultati tejet i dobët për Këshillin e Tetovës më goditi edhe mua, e ndërgjegjja ime si deputete e zonës gjashtë nuk e tejkalon e s’mund të jem indiferente. Prandaj, ju njoftoj që sapo u dorëhoqa nga Koordinatore e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, të vetmin emrim që kam për momentin nga subjekti politik. E juve që besuat në mua vazhdimisht, dua t’ju them faleminderit nga zemra, po mundët vazhdoni të besoni, sepse unë besoj fortë në ju.” – shkruan Dauti ndër të tjera.

    Ndryshe, javë më parë, u dorëhoq edhe Ziadin Sela nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët për të njëjtat arsye si Dauti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ukraina thotë se po vazhdon rikthimin e territoreve

    Lajmi i rradhës

    “Grekët po gënjejnë” | Tensione në det të hapur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë