BE përpiqet të bindë Hungarinë, Orban: Do ishte një ‘bombë atomike’ për ekonominë tonë

    Vendet e Bashkimit Evropian po përpiqen të bien dakord për një raund të ri sanksionësh të importeve të naftës ruse, për të bindur Hungarinë, kundërshtarin kryesor.

    Hungaria është një importues i madh i naftës ruse pasi po përballet me një krizë të kostos së jetesës.  Sipas kryeministrit hungarez Viktor Orban, sanksionet do të ishin një bombë atomike, që do të hidhej mbi ekonominë e Hungarisë.

    Kryeministri Viktor Orban është gjithashtu një aleat afatgjatë i presidentit rus Vladimir Putin.

    Masa e propozuar është pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve që diskutohet nga krerët e BE-së në një samit dy-ditor në Bruksel dhe kërkon marrëveshjen e të 27 vendeve anëtare.

    Duke iu drejtuar takimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi liderëve të mbledhur t’i japin fund grindjeve të brendshme.

    “Është koha që ju të mos jeni të ndarë, jo fragmente, por një e tërë”, tha ai. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Maliqi: Këshilli Gjyqësor duhet të hulumtojë pse rastet e krimeve seksuale janë parashkruar

    Lajmi i rradhës

    Të njohurat dhe të panjohurat pas bisedës mes Vuçiqit dhe Putinit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë