BE refuzon mishin nga Shqipëria, shkak mungesa e sigurisë

    Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian.

    Ndonëse prej më shumë se tre dekadash jemi pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë vendi ynë nuk përmbush kushtet për të shitur mish dhe nënprodukte të tij në 27 vendet e Unionit.

    “Për sa kohë që nuk sigurojmë konsumatorin europian sipas standardeve që BE ka vendosur, për sa kohë që ne akoma marrim fonde për të menaxhuar sigurinë, shtetet kanë vendosur të mos kenë produkte shtazore nga këto vende”, shprehet Sokol Stafa.

    Shkaku kryesor për këtë kufizim është mungesa e gjurmueshmërisë në produktet me prejardhje shtazore, ndërsa procesi i matrikulimit i bagëtive ende nuk ka përfunduar.

    Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo.

    “Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo. Kemi nevojë që të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Për sa kohë flitet për skandale, akoma konsumatori ynë është lart. Struktura që duhet të garantojë sigurinë nuk është fort e besueshme”, shton Stafa.

    Një tjetër problem që ka çuar në refuzimin e Bashkimit Europian për të importuar mish nga Shqipëria është mungesa e regjistrimit të fermave si dhe përdorimi i ilaçeve shpeshherë të pakontrolluara. /A2 CNN/

    Lajmi Paraprak

    Trump kërkon mbylljen dy e mediave, Zërin e Amerikës dhe Radio Europën e Lirë

    Lajmi i rradhës

    Mbani fëmijët larg Roblox-it, nëse jeni të shqetësuar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë