Mungojnë më shumë se tre javë dy lloje të insulinës

    Më shumë se tre javë Maqedonia ka mungesë të dy llojeve moderne të insulinës dhe shiritave për matjen e insulinës e as terapi anti diabet për pacientët me gjendje më të komplikuar shëndetësore.

    “Nuk ka insulinë, nuk ka shirita është katastrofë. Gati se 15 ditë kërkoj dhe nuk po gjej dhe nuk e di se kur do gjej. Shiritat për insulinë për ne janë diçka shumë e rëndësishme, vjen një ministër, vjen një tjetër sikur edhe 100 ministra të vijnë Shëndetësia është katastrofë. Kur bëhet sheqeri më I lartë se cka duhet, çfarë do bëj? Kush do të ndihmojë? Spitalet janë katastrofë”, tha një pacient.

    “ Gati dy muaj nuk ka shirita për insulinë, nënën dhe shoqen I kam me insulin. Çfarë të bëjnë këto pa shirita? Ku t’i gjejmë, me një ndihmë sociale jetojmë. Ku të marrim para t’I blejmë shiritat dhe ilaçet. Si ta masim sheqerin që ta dimë sa e kemi dhe të marim terapi? Problemtikë është shumë se sheqeri iu reagon shumë në shëndet”, shtoi një tjetër pacient.

    Nga Lidhja e pacientëve me diabet thonë  kjo gjendje vështirëson dhe rëndon shumë shëndetin e pacientëve me diabet, duke kërkuar nga shteti që të gjej metoda që çdo pacient të merr terapinë në kohë.

    “ Me ministrinë nuk kemi komunikim tanimë një vit dhe nuk na japin asnjëfarë informate cfarëdo që të pyesim. Na thonë “do bëhet” , mund të vonojë por do bëhet. Jeta është në rrezik, shëndeti rrezikohet. Paraqiten komplikime. Ne mundohemi ndërmjet njëri tjetrit të ndihmojmë por tanimë të gjitha sasitë që I kishim rezervë I harxhuam. Kjo ndodh cdo dy vjet, shtetit I është bërë si shprehi t’I vonojë. MSH është mësuar ne t’I lusim për dicka që na përket dhe që është e drejtë e jona – që të marrim insulin. Apelojmë, urgjentisht të vazhdojë distribuimi I insulinës sipas nevojave të barnatoreve për insulin”, theksoi Dime Velev, Lidhja e diabetikëve të Maqedonisë.

    Nga ministria e Shëndetësisë pa përgjigje se kur pritet të sigurohet sasia e caktuar e insulinës dhe e njëjta të shpërndahet nëpër barnatoret. Ndryshe, Në Maqedoni rreth 45,000 njerëz jetojnë me insulin. Rreth 600 prej tyre janë fëmijë deri në 18 vjet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Projektet e parealizuara dëshmojnë se Maqedonia dështoi në luftën kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri

    Lajmi i rradhës

    Alarmet për bomba po bëhen rutinë në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë