BE sot pritet të vendos kufizime për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën

    Bashkimi Evropian, nga sot, pritet të vendosë kufizime në udhëtime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në këto vende.

    Kjo do të thotë se hyrja në BE nuk do të lejohet, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme ose kur qytetarët kanë leje vendbanimi në ndonjërin vend të bllokut.

    Kufizime në udhëtim pritet të ketë edhe për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit.

    BE-ja i ka hapur kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në qershor, përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

    Por, varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar rritje të mprehtë numrit të të infektuarve në javët e fundit.

    Për të qenë në listën e “vendeve të sigurta”, një vend duhet të regjistrojë maksimum 75 raste të reja në 100,000 banorë, në dy javët e fundit.

    Shkalla e infeksionit në Kosovë është mbi këtë shifër.

    Të dielën, Kosova ka shënuar ditën më vdekjeprurëse nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar.

    Autoritetet konfirmuan vdekjen e 36 personave në 24 orë, ndërsa raportuan edhe për mbi 1,600 raste të reja pozitive.

    Lajmi Paraprak

    Shkencëtarët: Ja çfarë i shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Europë

    Lajmi i rradhës

    OBSH dhe UNICEF thirrje Europës: Shkollat duhet të qëndrojnë të hapura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë