“Bedria ishte në depresion, shkak “Tik Tok”

    Kunati i Bedrie Lokës, e cila u vetëvra në Durrës ka dhënë një deklaratë për mikrofonin e Euronews Albania, ku dhe zbuloi detaje të reja.

    Ai theksoi se Bedria nuk ishte dhunuar asnjëherë duke shtuar se këtë të fundit e ka dashur si motër.

    Mes të tjerash ai nënvizoi se Bedria kishte kaluar në depresion për shkak të “Tik Tok” ku iu hap një profil fals ku publikoheshin foto. Ndër të tjera  kunati i 41-vjeçares  tha se Bedria me të vëllanë nuk flisnin prej disa vitesh, por që nuk e tregoi arsyen.

    “Vëllai im si ka kërkuar ata 30 mijë euro. Ish-nusja e vëllai tim nuk është dhunuar asnjëherë  nga vëllai im, e jo më për një foto Tik Toku. Nusja e vëllait tim  ka qenë e dashur me ne. I kemi ofruar aq sa kemi pasur.

    Arsyeja e vërtetë është që kunata piu helmin ishte se ka kaluar në depresion, e shkak ka qenë Tik Tok. Bedrien e kam dashur si motrën time. Do i jepja pjesë të trupit tim, vetëm që të mos ikte nga kjo botë. Vëllai i Bedries i madhi ka pak vite që hynin e dilnin me Bedrien. Dua t’i them Avdiut që fol ça është e vërtetë e jo vetëm me hedh akuza. Dua ta pyes Avdi Bushin sa herë ka fol me vëllain tim dhe sa herë ka qenë për t’i ardhur në ndihmë për shkak të Tik Tok”-tha ai. /EN/

    Lajmi Paraprak

    Telefonat inteligjentë ‘kërcënojnë’ kabinat e kuqe telefonike në Britani

    Lajmi i rradhës

    A do të mbahet me shkrim testimi në akademinë për gjykatës e prokuror?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë