Bejta deklarohet pas humbjes: Uroj nga zemra që gostivarasit të mos pësojnë nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së

    Kandidati nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta pas humbjes në komunën e Gostivarit është deklaruar në “Facebook” duke falënderuar qytetarët për besimin ndaj tij, si në rrethin e parë ashtu edhe në rreth të dytë.

    “Uroj nga zemra dhe shpirti që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e VMRO-DPMNE në katër vitet e ardhëshme”, shkruan Bejta.

    Ai shton se për ata më i rëndësishëm është qyteti se sa karriera politike.

    “Për ne, kujdesi për Gostivarin tonë nuk do të ndalon kurrë. Ju faleminderit edhe njëherë”, shton Bejta.

    Lajmi Paraprak

    Politikbërja me udhëtime luksoze

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët humbasin Bërvenicën për 36 vota

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë