Bekim Sali: Posti i ministrit është përgjegjësi dhe sfidë e madhe, por do t’ia dalim me sukses

    Partia Alternativa mbrëmë në mbledhjen e kryesisë Qendrore të partisë, ka propozuar Bekim Sali për ministër të Shëndetësisë. Bekim Sali për TV21 thotë se për të posti i ministrit të Shëndetësisë, është përgjegjësi dhe sfidë e madhe.

    Bekim Sali: “Jam mirënjohës për detyrën që ma kanë dhënë, uroj të kemi shëndet para së gjithash dhe t’ia dalim me sukses dhe faqebardhë”.

    TV21: Fakti që jemi në pandemi a ju ka bërë pak skeptik për ta pranuar këtë detyrë dhe a paraqet përgjegjësi më të madhe për ju?

    “Natyrisht se është një përgjegjësi shumë e madhe, por në fakt për mua personalisht është një sfidë dhe besoj se me përkushtim dhe me një ekip të mirë që po e përgatisim, po koordinohemi besoj se do t’ia dalim me sukses”, tha Bekim Sali për TV21.

    Lajmi Paraprak

    Infektologët-RMV: Vendi nuk ka nevojë për shtrëngim të masave

    Lajmi i rradhës

    Nuk është e vërtetë që asnjë punonjës në Pfizer dhe Biontech nuk është vaksinuar kundër Kovidit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë