Bekteshi: E diela mbetet ditë jopune

    Me vendimin e fundit, e diela është ditë jopune, 92 për qind e të punësuarve kanë kohë të lirë për të kaluar me familjet e tyre dhe tetë për qind e të punësuarve të dielën kanë mëditje më të larta për 50 deri në 100 për qind, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në profilin e tij të Facebook.

    “Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe të vlerësohet siç duhet. Çdo punëtor ka të drejtë të pushojë dhe të kalojë javën me familjen. Familja mbi të gjitha!”, ka thënë Bekteshi në postimin e ndjekur nga një foto me të cilën është fotografuar me familjen e tij.

    Lajmi Paraprak

    Gjuha shqipe në uniformat e policisë – qeveria duhet ta miratojë dekretin

    Lajmi i rradhës

    Më në fund po ndërtohet shkollë në fshatin Paniçar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë