Bekteshi: Është i rëndësishëm miratimi sa më i shpejtë i masave të qeverisë për zbutjen e goditjeve nga çmimet

    Për ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në periudhën e ardhshme, më e rëndësishme është miratimi sa më i shpejtë i masave të qeverisë për zbutjen e goditjeve nga çmimet, në mënyrë që të intervenohet në çmimet e karburanteve dhe ushqimeve. Siç tha ai, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, pret mbështetje për masat në Kuvend në mënyrë të barabartë nga deputetët e qeverisë dhe opozitës.

    “Ligji për TVSH-në dhe ligji për akcizat ndryshohen vetëm në Kuvend dhe pres nga ana e deputetëve të VMRO-së, por natyrisht edhe nga deputetët e tjerë që janë pjesë e shumicës që t’i mbështesin këto zgjidhje ligjore”, tha Bekteshi.

    Ai ka thënë se këto masa që kanë marrë do ta zbusin ndikimin negativ të cilin e kemi nga invazioni rus në Ukrainë.

    “Ka të bëjë me masat të cilat do të zbusin ndikimin negativ të cilin e kemi nga invazioni rus në Ukrainë, duke marrë parasysh që këto dy shtete janë prodhuesit më të mëdhenj sa i përket drithërave, por edhe energencave të ndryshme duke përfshi këtu edhe naftën dhe derivatet e naftës. Pikërisht në këtë drejtim masat janë modeluar në mënyrën që të kenë ndikim në rritjen e çmimeve botërore dhe mos të ndikojnë drejtpërdrejt në krahasim me atë rritje e cila është botërore në RMV”, tha Bekteshi.

    Lajmi Paraprak

    Rriten çmimet e derivateve të naftës në RMV

    Lajmi i rradhës

    Koçoska: Pse nuk ndihmohen qytetarët për të zbutur këtë goditje çmimesh?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë