Rriten çmimet e derivateve të naftës në RMV

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit njofton opinionin se çmimet e të gjitha derivateve të naftës në bursat botërore në krahasim përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje te të gjitha derivatet e naftës edhe atë: te benzina për 8,971 %, te nafta për 16,811 %, te vaji ekstra i lehtë për 14,445 % dhe te mazuti për 9,336%.

    Me këto të dhëna, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi vendimin, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 6,88 % në raport me vendimin
    e datës 7.3.2022.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 3,50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZEL (D-Е V) rritet për 8,50 denarë/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 6,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 4,846 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 59,165 den/kg.

    Nga data 10.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 93,00 (denarë/litër)
    Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 95,00 (denarë/litër)
    Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 94,00 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 90,00 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 59,165 (denarë/kilogram)

    Lajmi Paraprak

    A mund të mbijetojë bota pa naftën dhe gazin rus?

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi: Është i rëndësishëm miratimi sa më i shpejtë i masave të qeverisë për zbutjen e goditjeve nga çmimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë