Bekteshi: Kompanitë shkelën marrëveshjen për uljen e çmimeve

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “Magazina Ekonomike” në Alsat deklaroi se një numër i madh i kompanive kanë shkelur marrëveshjen me Qeverinë për uljen e çmimeve të produkteve bazë, në kompensim të rrymës së subvencionuar.

    Sipas Bekteshit, Ministria e Ekonomisë ka pranuar raportin e Inspektoratit të Tregut dhe pas një analize përfundimtare nuk përjashton mundësinë që dikasteri i tij t’i propozojë Qeverisë shfuqizimin e masës për subvencionimin e rrymës elektrike.

    “Kemi pasur disa takime me Odat Ekonomike, në veçanti me sektorët të cilët kanë të bëjnë me prodhimin e produkteve bazë, ku të gjithë së bashku kemi ardhur në konkluzionin që Qeveria duhet të merr masa adekuate që në pjesën e energjisë elektrike tu ndihmojmë prodhuesve me qëllim që të kemi ulje të çmimeve të produkteve të cilat janë të theksuara në vendimin qeveritarë, siç janë: buka, vaji, testeninat dhe qumështi, në veçanti për fëmijët. Një pjesë e konsiderueshme e kompanive vendore, për fat të keq nuk e kanë respektuar marrëveshjen xhentëlmene të cilën e kemi arritur midis Qeverisë dhe Odave Ekonomike. Ne kemi pranuar raportin si Ministri e Ekonomisë nga ana e Inspektoratit të Tregut, deri në fund të këtij muaji duhet të bëhet edhe raporti përfundimtarë. Sipas të dhënave preliminare kemi që një pjesë të konsiderueshme të kompanive që shfrytëzuan masën për subvencionimin e rrymës elektrike, do të thoja mbi 60 diku deri në 70 për qind nuk e kanë respektua vendimin dhe i kanë mbajtur të njëjtat çmime, krahasuar me muajin nëntor, para se të hyjë në fuqi vendimi për subvencionimin e rrymës elektrike, andaj Ministria e Ekonomisë do t’i propozoj Qeverisë që të sjellim vendim për shfuqizimin e kësaj mase për subvencionimin”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

    Bekteshi: Do të propozojmë shfuqizimin e masave për ndihmë kompanive

    Ministria e Ekonomisë do të propozoj deri tek Qeveria shfuqizimin e masave për ndihmë të kompanive dhe ridestinimin e tyre për ndihmë qytetarëve të rrezikuar, kështu u shpreh Bekteshi ndër të tjera. Megjithatë sipas tij, një pjesë e masave mbeten për disa institucione përkatëse.

    “Masat për shkollat fillore dhe të mesme do të mbeten, atë e kemi premtuar. Për Ndërmarrjet Publike Komunale do të mbeten deri në përfundim të gjendjes së krizës. Për kompanitë, propozimi i Ministrisë së Ekonomisë deri tek Qeveria do të jetë që të shfuqizohen dhe ato mjete të shfrytëzohen për mbështetje të qytetarëve, posaçërisht për ata që nuk kanë të ardhura të mëdha”, tha Bekteshi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MALIT SHARR I NDAHEN VETËM NËNTË MILIONË DENARË

    Lajmi i rradhës

    NjTKZ – Tetovë: Rritet numri i zjarreve në ambiente të hapura, qytetarët të jenë të kujdesshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë