NjTKZ – Tetovë: Rritet numri i zjarreve në ambiente të hapura, qytetarët të jenë të kujdesshëm

    Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë (NjTKZ) kërkon nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në këtë periudhë kohore që të mos hedhin sende që mund të shkaktojnë zjarre në fusha dhe male.

    “Këto ditë me rritjen e temperaturave është rritur edhe numri i zjarreve në ambiente të hapura, ku fatkeqësisht në shumicën e rasteve fajtorë është vetë faktori njeri.

    “Apelojmë deri te qytetarët e Komunës së Tetovës dhe komunave tjera rurale që gravitojnë në Komunën e Tetovës, të jenë sa më të kujdesshëm në këtë periudhë kohore, duke marrë parasysh dëmet që mund të shkaktohen nga paraqitja e zjarreve në natyrë dhe në objekte.

    Gjithashtu apelojmë deri te bujqit dhe pushuesve në natyrë, të mos ndezin zjarre dhe të mos hedhin cigare, pasi që një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë një katastrofë të madhe në këto temperatura të larta.

    Andaj me seriozitetin më të madh, apelojmë për kujdes gjatë kësaj periudhe kohore, të mos dëmtohen të mirat materiale të qytetarëve, pyjet dhe fushat, dhe ajo që është më me rëndësi të mos rrezikohet jeta e njeriut”, thuhet në njoftimin e komandantit të NJTKZ – Tetovë, Avni Ahmeti.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Kompanitë shkelën marrëveshjen për uljen e çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Vettingu në gjyqësor dhe në prokurori, premtim i vazhdueshëm i parealizuar në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë