Bekteshi: Kriza energjetike nuk është shaka, të kursejmë për një dimër të sigurt

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në konferencë për media sot, gjatë raportimit në lidhje me kursimin e energjisë elektrike nëpër institucione, ka thënë se në shtator janë kursyer mesatarisht 20% për dallim nga shtatori i vitit të kaluar, përcjell Nistori.

    “Në shtator institucionet shtetërore kursyen mesatarisht 20% për energji elektrike në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar”, tha Bekteshi.

    Bekteshi, tregoi se komuna e Haraçinës, Gostivarit dhe Sveti Nikollës nuk kanë kursyer aspak rrymë në shtator.

    Ai po ashtu, shtoi se Ministria Shëndetësisë ka kursyer vetëm 2%,  Ministria Administratës & Informatikës 5% ndërsa Ministria Jashtme vetëm 8%.

    Ndryshe, Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar në Qeveri një set të rekomandimeve dhe detyrave për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe termike, për të pasur një dimër sa më të sigurt. Këto masa filluan të zbatohen nga 1 shtatori dhe të gjitha institucionet shtetërore, administrata shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike, shin të detyruara që të realizojnë konsum të energjisë elektrike duke filluar nga 1 shtatori i këtij citi deri në mars të vitit 2023.

    “Ndërmarrjet Publike dhe institucionet shtetërore ishin të obliguara që t’i ulin shpenzimet e energjisë për 15 për qind në nivel mujorë, krahasimet duhet të bëhen me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, kursimi i energjisë elektrike prej 20 për qind. Nëse analizohen të dhënat nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, kursimi i energjisë elektrike arrin në 20 për qind”, tha Bekteshi.

    Sipas Bekteshit vetëm ndërtesa administrative e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale ka rritur harxhimin e energjisë elektrike.

    “Më së shumti devijojnë Komuna e Haraçinës, Gostivarit dhe ajo e Sveti Nikollës. Këto të dhëna tregojnë se nëse jemi racional dhe nuk shpenzojmë energji elektrike në mënyrë të panevojshme mund të bëhen kursime të mëdha, nëse të gjithë japim kontributin maksimal, secili me përpjekjen e tij personale mund të ndihmojë që me pasoja më të vogla të përballojmë këtë krizë energjetike”, u shpreh Bekteshi.

    Xhaferi kritikoi punën e ministrave të BDI-së – Kjo është përgjigjja e Bekteshit

    Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i pyetur nga gazetari i Alsat, Adnan Qaili rreth akuzës së anëtarit të kryesisë së BDI-së, Musa Xhaferi, i cili në “Programi 200”, akuzoi ministrat e partisë së tij për mos investime kapitale në zonat shqiptare, tha se nuk dëshiron të keqpërdor foltoren e Qeverisë për çështje partiake.

    “Jam i informuar se së shpejti do të kemi mbledhje të Kryesisë Qendrore dhe do t’i diskutojmë çështjet brenda përbrenda partisë. Nuk dua të keqpërdor foltoren e Qeverisë për çështje partiake. Investimet kapitale në zonat shqiptare, do të raportohen në kryesinë qendrore. Megjithatë në baza ditore çdo ministër e informon opinionin. Në mbledhje të kryesisë do t’i diskutojmë në detaje përcaktimet programore me të cilin BDI i fitoi zgjedhjet”, tha Bekteshi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BE-ja do të propozojë kufirin ‘dinamik’ për çmimin e gazit

    Lajmi i rradhës

    40 OJQ nga Kosova dhe Serbia kërkojnë që qytetarët të mos mbahen peng i dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë