Bekteshi: Në Maqedoninë e Veriut ka vende pune

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp në Tetovë tha se edhe pse jemi në mes të vitit 2022, janë shfrytëzuar 70 për qind e kuotave të punëtorëve që vijnë nga vendet e huaja e që dëshirojnë të punojnë në Maqedoninë e Veriut.

    Bekteshi tha se punëtorët kryesisht vijnë nga Turqia, por që Odat Ekonomike në vend kërkojnë që të liberalizohet procedurat edhe për shtetet tjera.

    “Pothuaj se mbi 70% vetëm në pjesën e parë të vitit ka interes…nëse është numri 5000, 70 për qind ka aplikime të numrit 5000, nga punëtorë të shteteve të huaja që e shohin si mundësi tregun e RMV-së, qoftë në ndërtimtari, qoftë në prodhimtari. Kjo dëshmon se  vende të punës në Maqedoninë e Veriut ka, por me sigurë që duhet ende më shumë punë”, tha mes tjerash Bekteshi.

    Lajmi Paraprak

    Finlanda optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën në vjeshtë

    Lajmi i rradhës

    Sela: Besoj se e kuptojnë edhe maqedonasit se si është të kontestohet gjuha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë