Bekteshi: Nëse vazhdojmë t’i respektojmë protokollet kundër Covid-19, do të kemi lehtësime të masave

    Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pret zbutje të masave restriktive për periudhën e ardhshme dimërore, nëse qytetarët dhe restoranet i respektojnë protokollet.

    Ai nuk saktëson nëse do të ketë lehtësime ose heqje eventuale, por edhe njëherë përsëriti se Qeveria u përmbahet rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

    “Nëse të gjithë i respektojmë masat, shifrat do të ulen dhe do të ketë mundësi për zbutje. Jam i bindur se do të ketë lehtësime në periudhën e dimrit nëse kështu respektohen masat sikur tani,  nga ana e restoraneve dhe nga ana e qytetarëve, por nuk mund të them nëse do të hiqen. Ne gjithmonë do t’i respektojmë  rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”, theksoi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, 27 Shtatori. /Nistorio/

    Lajmi Paraprak

    Cërvenkovski: Maqedonia është shtet i korruptuar që jeton me kredi, ndërsa ai që jeton me kredi, vdes me këste

    Lajmi i rradhës

    Veshët nuk kanë mure

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë