Bekteshi thotë se nëse vendi shkon në zgjedhje BDI do të ketë 18 deputetë

    Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, mbrëmë për “Telma” tha se nëse shkojnë në zgjedhje BDI do të ketë 18 deputetë.

    Ai thotë se për BDI është në interes të shkojnë në zgjedhje.

    Ai ka komentuar informacionet e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se ka shumicë të re parlamentare.

    Por në këtë moment vendi ka nevojë për stabilitet, duhet të bëhen disa gjëra madhore, siç është mosmarrëveshja me Bullgarinë, për të vazhduar rrugën evropiane dhe BDI nuk do të bëjë asnjë lëshim nga integrimi evropian i vendit tonë”, tha Bekteshi.

    Ndërsa lideri BDI-së Ali Ahmeti mbrëmë tha se është në kontakt me partnerët e saj strategjikë, BE, SHBA dhe NATO.

    Përndryshe dje lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se ka siguruar nënshkrimet e 61 deputetëve për formimin e shumicës së re parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Vjen edhe reagimi i LSDM-së: Jemi në anën e qytetarëve dhe shtetit

    Lajmi i rradhës

    Kandidati bullgar për president është arrestuar për një sulm në një qendër të komunitetit LGBT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë