Berisha ftesë fermerëve: Bashkohuni në protestë, merrni traktorët e sfurqet e dilni

    Rithemelimi ka mbajtur këtë të shtunë protestën e radhës në rrugën “Mustafa Matohiti”, poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Në fjalën drejtuar të pranishmëve nga dritarja e banesës, Berisha,i bëri thirrje fermerëve që t’i bashkohen protestës së opozitës të hënën në orën 16:30 përpara

    Ish-kryeministri tha se fermerët shqiptarë duhet të ndjekin shembullin e fermerëve europianë dhe të bllokojnë me traktor dhe mjetet e tyre të punës rrugët për mungesën e mbështetjes nga qeveria.

    “Kjo protestë është simbol shprese dhe frymëzimi për mbarë fermerët shqiptarë.

    Të dashur fermere dhe fermerë, Europa sot po zien nga zëri i fuqishëm i fermerëve europianë. Fermerët e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera po mbushin me traktorë dhe mjetet e tyre rrugët dhe sheshet e qyteteve evropiane.

    Kur shoh ata në protestë dhe mendoj për gjendjen tuaj, ju garantoj se ju sot jeni skllevërit e vërtetë të Europës.

    Ju jeni qytetarët, fermerët që jetoni në skllavërinë e këtij regjimi.

    Jetoni në një skllavëri shkatërrimtare për ju. Fermat tuaja falimentojnë çdo ditë. Prodhimet tuaja shkatërrohen çdo ditë.

    Mjerimi, disfata troket çdo ditë në vatrat tuaja, pavarësisht se ju derdhni djersën lumë për veten dhe familjet tuaja.

    Ju rikujtoj se ata fermerë që shihni në Paris, në Berlin, për çdo kokë lopë, marrin 4 euro. Për hektar tokë marrin më së paku 1500 euro. Subvencionohen në çdo gjë.

    Por ata janë ngritur sepse çmimet e tregut, inputet që blejnë, shpenzimet që bëjnë ua kanë ulur në maksimum fitimet.

    Krahasoni ju veten sot. Ju blini me çmime edhe më të shtrenjta se ata, kurse prodhimet për shkak të mollëve që vijnë nga Serbia apo patateve që vijnë nga Maqedonia, frutave të tjera, ju ju kalben.

    Ndaj dhe bashkohuni në këtë protestë, merrni traktorët, merrni veglat tuaja, sfurqet dhe çdo gjë, merrni lopët, merrni gjithçka keni, dilni në rrugë, dilni në protestë, dilni të fitojmë.

    Dilni se po nuk protestuat ju, toka juaj në shkretëtirë do kthehet ose do merret nga klanet e drogës të Edi Ramës.

    Dilni në protestë sepse shkatërrimi juaj është shkatërrimi i Shqipërisë”, tha Berisha. /EN/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi tregon nëse i erdhi keq që nuk u votua nga të gjithë deputetët shqiptarë!

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët shtetin e shohin si forcë të huaj!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë