Berisha: fundi do të jetë i bukur!

    Kryetarja e Asamblesë së Gruas e Aleancës për Shqiptarët, Vjollcë Berisha në takimin e mbrëmshëm “Ziadin Sela takim me strukturat e Tetovës”, foli për çarjen që ndodhi në ASh dhe sfidat që e presin partinë në të ardhmen, raporton Nistori.

    “Në momentin kur e kanë parë që një figurë politike, sidomos në RMV rritet më shumë e më shumë kur i mshojnë, filluan ta përdorin atë instrumentin rezervë që është instrumenti i linçimit. Gjoja të butë, gjoja në këtë moment është i tepërt, gjoja nuk bën, gjoja nuk e duan dhe në këtë mënyrë të detyrojnë të bësh hapa mbrapa. Kjo rezulton më e dobishme për një kohë, ndoshta, për dashakeqët, por pastaj gjithnjë siç ndodh mrekullisht edhe në përralla, fundi është i bukur”, deklaroi Berisha.

    Berisha tha se takimi i strukturës së Tetovës me Ziadin Selën është lidhje e fillit që u shkëput më herët nga krahu tjetër i Taravarit, duke shtuar se takim në Tetovë është pikënisja e fitores së ASh-së.

    “Ajo për të cilën mendoj se jemi mbledhur sonte këtu është mirënjohja që duam t’ia shprehim kryetarit tonë për të gjithë këtë pjesë kohe që pati durimin që të ecte krahë për krahë me ne dhe t’ju falënderoj edhe juve bashkëudhëtarëve tanë që patët durim dhe guxim të përballeni me lloj-lloj sfida të cilët ju i keni ndjerë në lëkurën tuaj”, u shpreh Berisha.

    Në takim, përveç Ziadin Selës, të pranishëm ishin deputetët e ASh-së, ministra e zëvendës ministra.

    Lajmi Paraprak

    A janë duhanpirësit “të sëmurë” apo thjesht të pavetëdijshëm për opsionet më të mira?

    Lajmi i rradhës

    Në RMV duhen tri rroga minimale për të kapërcyer muajin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë