Berisha: Samiti në Ohër prodhon ‘serbomavi’ e ‘rusofili’, asgjë të mirë për shqiptarët

    “Samiti i Ohrit është një samit që prodhon serbomavi rusofili e asgjë të mirë për shqiptarët” kështu e konsideroi ish kryeministri Berisha, takimin që do të zhvillohet në Ohër në kuadër të Open Balkan.

    “Sot jam këtu për të denoncuar aleancën e Ohrit si një aleancë e rrezikshme për paqen stabilitetin në Ballkan, aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse  në rajon.

    Aleancë që I kundërvihet procesit të integrimit europian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit.

    Samiti i Ohrit është një samit që prodhon serbomavi rusofili e asgjë të mirë për shqiptarët.

    Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë, sepse Mali i Zi ka një kompozim ku nje pjese e popullsisë është me origjinë serbe.  Gjykanovic e ka kundërshtuar në mënyrë të hapur anetaresimin e vendit te tij” u shpreh Berisha.

    Lajmi Paraprak

    Shans për azilkërkuesit e refuzuar, por të integruar në Gjermani!

    Lajmi i rradhës

    ABC-ja e komunizmit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë