Besa Ademi një hap larg përgjegjësisë nga Këshilli Gjyqësorë

    Komisioni për vërtetimin e përgjegjësisë ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi absorboi debatin për procedurën e ngritur ndaj saj. Në disa situata propozuesi i nismës, Milazim Mustafa dhe subjekti i përgjegjësisë, Besa Ademi debatuan për çështje parimore.

    Mustafa: Po pyes që të përgjigjeni me po ose jo!
    Ademi: Këtu ka komision dhe ka kryetar
    Surroi: Ju lutem e nderuara kryetare përgjigjuni!
    Ademi: Kryetari i Gjykatës Supreme vepron sipas procedurave të parapara me ligj.

    Ademi tha se rezultati i kësaj procedure do ta përcakton të ardhmen e gjyqësorit në vend. Gjatë deklarimit Ademi tha se nga ana e kryetarit të Këshillit Gjyqësor i është konfirmuar se anëtarët e këshillit i kanë rekomanduar ta ndërpresë komunikimin me të edhe pse paraprakisht kishte kërkuar takim pune nga Ademi.

    “Nga sot dhe tutje, rezultati i kësaj procedure do të përcakton të ardhmen e gjyqësorit në vendin tonë”, deklaroi Besa Ademi, Kryetare e Gjykatës Supreme.

    Kërkesa për shkarkim përmban dy pika: mos transparenca dhe mospjesëmarrja në seancat e këshillit. Mbi bazën e tyre, anëtari Milazim Mustafa kërkon që këshilli ta shkarkon Ademin. Mustafa kryetaren e Supremes e kujtoi edhe mbi mundësinë për të përfunduar në burg.

    “Kërkoj që Këshilli Gjyqësor ta sjell vendim në të cilën do të vërtetohet përgjegjësia e kryetares së Gjykatës Supreme dhe të njëjtën ta shkarkon nga pozita e kryetares”, tha Milazim Mustafa, Propozues i nismës për shkarkim.

    Misioni vlerësues i BE-së mbi punën e Këshillit Gjyqësor ka konstatuar se transparenca është çështja primare për të cilën duhet të punon këshilli dhe gjykatat, ndërsa mospjesëmarrja e kryetare së Supremes në seanca të këshillit, nuk bie ndesh me ligjin. Procesverbali i komisionit në afat prej 15 ditëve i adresohet këshillit.

    Në të nuk përfshihet propozimi për shkarkim ose gjobë, por thjeshtë debati i zhvilluar në seancë. Kryetari i këshillit raportin e vendos në seancë plenare dhe propozon diskutim nga i cili buron shkarkimi, gjoba apo vërejtja. Seanca e tillë pritet pas festave të fillim vitit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjykata Administrative kthen në krye të Këshillit Gjyqësor, Vesna Danevan

    Lajmi i rradhës

    Puna gjatë ditëve të festës, reagojnë shoqatat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë