Besimtarët ortodoksë sot festojnë Buzmin

    Besimtarët ortodoksë në vend festojnë sot Buzmin, një ditë para festës së madhe të Lindjes së Krishtit. Buzmi është festuar në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

    “E çfarë ka qenë dhe çfarë është gjithmonë më e rëndësishme se paqja. Nga paqja në tokë, nga paqja te çdo njeri, nga paqja në familje, nga paqja mes shteteve dhe popujve. Dhe çfarë do u kishte më shumë hije njerëzve sesa të jetojnë në paqe dhe mes tyre të tregojnë vullnet të mirë….a kemi në vete dashuri të mjaftueshme, sa e duam Zotin dhe sa dashuri kemi për njerëzit përreth nesh?!”, deklaroi Z.Z Stefani, kryepeshkop i Kishës Ortodokse Maqedonase.

    Në kishë u ndanë edhe degë të Buzmit, ku kumbarët këtë vit i mblodhën tradicionalisht dy javë më parë në malin e Vodnos. Këto degë janë simbol i lumturisë, dashurisë dhe dritës, me të cilat ortodoksët zbukurojnë shtëpitë e tyre për natën Buzmit, në prag të Krishtlindjeve.

    Për këtë festë familja mblidhet në tryezë të përbashkët dhe sipas traditës, sonte nuk ftohet asnjë mysafir. Në të gjithë tempujt, në mëngjes pas Buzmit mbahet liturgjia e Krishtlindjes. Përndryshe, Krishtlindja festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Struganët vijojnë t’i shkatërrojnë veturat e tyre nga gropat e shumta në rrugën Strugë – Qafë Thanë

    Lajmi i rradhës

    Shqiptari nga Kosova rrëfen situatën në Kazakistan | Të mbyllur dhe pa internet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë