Bexheti e Mickoski polemizuan për deklaratën ndaj BDI-së “do t’i nxjerrim për veshi” përgjegjësit

    Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur seancë për pyetjet e deputetëve, ndërsa është riaktualizuar deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili pas tragjedisë në Koçan, deklaroi se “do t’i tërheqë për veshë” përgjegjësit.

    Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti, e pyeti Mickoskin se në bazë të cilave kompetenca do t’i tërheqë për veshë dhe kërkoi ta sqarojë këtë deklaratë.

    “Dikush tjetër kishte thënë se për veshë do t’i tërheqim dhe… Për veshë? Atëherë ju jeni prokurori. Aha, a ju në bazë të cilave kompetenca do t’i tërhiqni për veshë! Cilat? Ligji ua jep ose, cili ligj? Ligji juaj! Atëherë vlen ligji juaj në këtë shtet, jo ligjet dhe Kushtetuta”, i tha Bexheti Mickoskit.

    Lajmi Paraprak

    Takimi Mickoski – Filipçe / Do të formohen grupe pune për zbatimin e agjendës reformuese në gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Në borxh edhe për ilaçe!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë