Bexheti: E panevojshme hyrja e ASh-së në Qeveri, ajo duhet të marrë përgjegjësitë opozitare

    Nuk ka nevojë që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e Qeverisë, potencon Blerim Bexheti, kryetari aktual i Sarajit dhe deputet i BDI-së për Makfax, i cili ishte një nga nënshkruesit e letrës së të ashtuquajturit “Grup i zjarrit”, përcjell Nistori.

    Në lidhje me njoftimet gjithnjë e më të shpeshta për hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në pushtet, Bexheti theksoi: “Mendoj se as BDI-ja e as LSDM-ja dhe as e gjithë shumica qeverisëse nuk kanë nevojë për një partner shtesë, konkretisht Aleancën për Shqiptarët që të jenë pjesë e qeverisë. Në mandatin e kaluar kanë qenë me BDI-në dhe LSDM-në, pastaj kanë dalë nga Qeveria, e tani duan të kthehen. Ajo nuk është si të bënim turizëm”, sqaroi Bexheti.

    Ai beson se partia e Taravarit duhet të marrë përgjegjësinë e opozitës.

    “Duhet të ketë një qëllim politik. Diçka tjetër ishte momenti kur Alternativa iu bashkua shumicës parlamentare. Nuk e shoh atë moment politik tani. Nuk e shoh qëllimin politik, pse Aleanca për Shqiptarët të ishte pjesë e qeverisë dhe kjo nuk është mirë as për ta, as për shumicën parlamentare”, saktësoi ai.

    I pyetur nëse ka përçarje në BDI, Bexheti përgjigjet: “Nuk di për përçarje. Nëse e konsideroni si përçarje faktin që mendoni ndryshe, ka qenë gjithmonë. Por për shkak se kërkohet raport nga ministrat, nuk e shoh si përçarje”.

    Ai nuk e mohon letrën e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, por shton se ka një debat brenda partisë.

    Pra, “ka pasur pakënaqësi për Artan Grubin, natyrisht, sepse ai është nënkryetar i Qeverisë dhe nuk mund të kënaqesh me gjërat nëse ka ndalim të projekteve”, është shprehur i prerë Bexheti.

    Lajmi Paraprak

    Hodai: Gjithmonë kur shteti ka krizë, fillon t’iu kërkojë të rinjve që të kursejnë

    Lajmi i rradhës

    Lista Serbe: Targat KM mbeten në përdorim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë