Hodai: Gjithmonë kur shteti ka krizë, fillon t’iu kërkojë të rinjve që të kursejnë

    Përfaqësuesi i studentëve, Blendi Hodai i ftuar në “Magazina Ekonomike”, deklaroi se kjo gjeneratë e studentëve është ajo e cila ofron zgjidhje për problemet. Sipas tij është interesante fakti se shteti jonë gjithmonë kur ka krizë dhe kur ka probleme fillon t’iu kërkojë të rinjve të kursejnë ata dhe jo nga diku tjetër, andaj shton se kjo është njëra nga arsyet që të rinjtë largohen nga vendi, përcjell Nistori.

    “Ne kemi dëshmuar edhe në periudhën e fundit në lidhje me subvencionimin e racioneve studentore, që ne jemi një gjeneratë që nuk ankohemi, por edhe që ofrojmë zgjidhje për problemet që i kemi. Nuk jemi duke u ankuar non-stop, por në të njëjtën kohë iu japim edhe këshilla falas ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në lidhje me shumë politika arsimore, qoftë në nivelin e arsimit të mesëm, qoftë edhe në nivelin e arsimit të lartë”, deklaroi Hodai, përfaqësues i studentëve. 

    Atanasov: Politika është thellë e përfshirë në arsim

    Profesori Petar Atanasov, ish-zëvendësministër i arsimit, me kritika të ashpra për arsimin në vend. Sipas tij kjo gjendje në arsim është në 10-15 vitet e fundit.

    “Rezultatet janë të qarta, precize, kemi dëshmi ndërkombëtare se arsimi nuk është në gjendje të mirë. Politika thellësisht është e përfshirë në arsim. Politika kadrovike, financiare, brenda janë të përziera gjërat, njerëz të gabuar në vendet kyçe, por jo në këto 12 muaj. 10-15 vjet arsimi jonë nuk është në gjendje të mirë”, tha Atanasov. 

    Latifi: Vendimet për standardin studentor miratohen në koordinim me studentët

    Këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Shpëtim Latifi, tha se çdo vendim që miratohet lidhur me standardin e nxënësve dhe studentëve miratohet në komunikim me përfaqësuesit e studentëve dhe nxënësve.

    “Dua të theksoj se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka komunikim të rregullt dhe ndërtimin e politikave rreth standardit të studentëve dhe nxënësve e bënë bashkë, në komunikim dhe bashkëpunim me përfaqësuesit e studentëve dhe nxënësve”, tha Latifi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Eurodeputetët: Hiqni tarifat Roaming për Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Bexheti: E panevojshme hyrja e ASh-së në Qeveri, ajo duhet të marrë përgjegjësitë opozitare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë