Bexheti: “Grupi i zjarrit” nuk ka pasur takim më me Ali Ahmetin

    Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti në “Rruga drejt” në Alsat deklaroi se deri tani fraksioni të cilit ai i takon, nuk është i njoftuar se është përjashtuar nga partia. Bexheti tha se për momentin fraksioni po vazhdon të punon në bazë të bindjeve të tyre dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen, përcjell Nistori.

    “Ne deri tani nuk kemi asnjë informacion se ka pasur ndonjë mbledhje të partisë, nuk kemi qenë të ftuar dhe nuk jemi të njoftuar për ndonjë vendim ose veprim që jemi të përjashtuar. Ne vazhdojmë të punojmë në drejtimin e bindjeve tona, personale dhe grupore si fraksion dhe nuk kemi asnjë njoftim për fraksion”, tha Bexheti.

    Nga mbledhja e fundit dhe pas daljes zyrtarisht si fraksion të grupit të zjarrit, nuk ka pasur tema për të cilat është dashur të bisedohet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe për këtë arsye nuk ka pasur komunikim ndërmjet Bexhetit dhe anëtarëve të “Grupit zjarrit”.

    “Nuk ka pasur mbledhje, ndërsa për të komunikuar duhet të kemi tema. Nuk kemi asnjë problem personal askush me askënd, ne që në fillim nuk kemi kontestuar Ahmetin, por kemi kontestuar qeveritarët të cilët fatkeqësisht bënë uzurpimin e politik bërjes, vendimeve, pa mbledhje të kryesisë promovonin vendime partiake për të cilat neve kemi konsideruar se nuk është e drejtë”, tha sekretari organizativ, Blerim Bexheti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mësuesja nga Kërçova e rrahu një nxënës, babai i viktimës e paraqet në polici

    Lajmi i rradhës

    Geer kritikon ashpër vendosjen e yllit europian te ligjet për korridoret 8 dhe 10-D

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë