BFI: fillon vaksinimi i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut

    Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se tashmë ka nisur procesi i vaksinimit të personave që sivjet do të shkojnë në Haxh.

    Nga BFI thonë se nisja për në haxh do të bëhet më 4 qershor.

    “Nga data 21 maj në Qendrat e shëndetit publik në koordinim mes BFI-së dhe Muftinive, si fazë e përgatitjeve përfundimtare filloi vaksinimi i haxhilerëve që do të udhëtojnë për në Haxh. Vaksinimi filloi në Muftininë e Gostivarit, Shkupit dhe gjitha muftinitë e BFI-së”.

    “Përveç vaksinimit, nga stafi mjekësor haxhilerët morën edhe këshilla dhe rekomandime të nevojshme shëndetësore lidhur me parandalimin e sëmundjeve infektive. Të gjithë haxhilerët në vazhdimësi do të informohen për hapat e mëtutjeshme përgatitore para nisjes për në haxh. Udhëtimi i haxhilerëve drejtë vendeve të shenjta fillon me datë 4 qershor”, thonë nga BFI.

    Lajmi Paraprak

    Edhe gratë në RMV punojnë si zdrukthëtare, nuk ka ndarje profesionesh

    Lajmi i rradhës

    Taravari: ndryshimi nuk mund të ndalet, BDI ta pranojë rezultatin nga rivotimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë