Në një hapësirë prej vetëm 250 metra katror, ku janë të vendosur mbi 80.000 libra, rafte të ngushta, mungesë drite dhe me lagështi që shkatërron librat. Këto janë kushtet e Bibliotekës së Tetovës në të cilën nuk ka as sallë leximi.
Drejtuesit e Bibliotekës së Qytetit thonë se prej vitesh tashmë po kërkojnë hapësira të reja, ndërsa nga pushteti kanë kërkuar që të dislokohen në ish shtëpinë e ARM-së në këtë qytet. Por pavarësisht shumë kërkesave. Ditë më parë i njëjti objekt i kërkuar nga biblioteka, i është ndarë Muzeut të qytetit të Tetovës.
Nga Biblioteka e Tetovës ankohen se Qeveria dhe Ministria e Kulturës nuk përfillë kërkesat e tyre.
Ne do vazhdojmë me kërkesat tona derisa të gjejmë një mundësi, dhe nuk do të ndalemi. Dhe besoj që do hasim në mirëkuptim”, tha Rezarta Dervishi, drejtore në Bibliotekën e Tetovës.
Mungesën e hapësirave të bibliotekës, më së shumti e vuajnë lexuesit dhe studiuesit, të cilët kanë nevojë për të kontrolluar librat brenda hapësirave të bibliotekës, ku për fat të keq, nuk e kanë as edhe një tavolinë.
Shkaku i hapësirës, lexuesit nuk janë të gjithë të kyçur në procesin e bibliotekës, për marrjen e librave, shfrytëzimin aty për aty të themi sepse po të kishim hapësirat e nevojshme një sallë sado e vogël për lexim sepse ka literaturë që merret për brenda një ore në shfrytëzim dhe kthehet që mos e bart me vete. Kështu që me plot përgjegjësi e them se problem më të madh kanë lexuesit e që i kemi në numër shumë të madh”, pohoi Mahi Murtezani, bibliotekist.
Biblioteka e Tetovës, me këto kushte do vazhdojë të paktën edhe katër vite, kur edhe pritet përfundimi i objektit të ri të Bibliotekës, afati i të cilit, gati se çdo vit po shtyhet./Alsat/