KShZ hodhi poshtë ankesën e VMRO-së për rivotim në Çellopek të Bërvenicës

    Komisioni Shtetëror Zgjedhor vendosi ta rrëzojë ankesën e VMRO-DPMNE-së lidhur me vendvotimin 2038 në Çellopek të Bërvenicës dhe kërkesën për rivotim.

    Anëtarët e KSHZ-së megjithatë u dakorduan se duhet t’u jepet paralajmërim për shkarkim anëtarëve të Këshillit Komunal Zgjedhor, pasi që kanë bërë shkelje gjatë plotësimit të procesverbalit.

    Në këtë vendvotim kanë votuar gjithsej 404 persona, 319 për Arkin Jahijin e AKI-së dhe 13 për kundërkandidatin Stojanço Radojçevski.

    Në Komunën e Bërvenicës më 1 nëntor u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, Arkin Jahijin. Qytetarët zgjodhën midis dy kandidatëve më të votuar nga rrethi i parë që u mbajt para dy javëve.

    Arkin Jahiji nga AKI mori 4.442 vota kurse Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE mori 4.177 vota.

    Lajmi Paraprak

    Fitorja e Abdul El-Sayed është edhe një fitore e Amerikës që njohim ne emigrantët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë