Biden: Nëse ne largohemi nga Ukraina dhe fiton Rusia, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin?

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sot mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë ku foli për agresionin dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

    Biden në fjalim përmendi vendet e Ballkanit, duke i pyetur të pranishmit në Shtëpi të Bardhë se çfarë mendojnë se ndodh me vendet e Ballkanit nëse SHBA largohet dhe Rusia do të mposhtë Ukrainën.

    Biden të njëjtën pyetje e bëri edhe për atë se çfarë mund t’i ndodh Polonisë e Hungarisë nga një fitore potenciale e Rusisë në Ukrainë.

    “Nëse largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari?”, tha ai.

    Lajmi Paraprak

    Vdes njëri nga të plagosurit e incindentit me armë zjarri në spitalin e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Mësimi me dy turne dëmton nxënësit

    Lajme tjera

    Vazhdon greva në arsim

    “Pavarësisht thirrjes së një dite më parë të ministrit të Arsimit dhe Shkencës që mësimdhënësit të rikthehen ne…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë