Bie prodhimi vendor në të gjithë sektorët, shkak kriza!

    Kriza e vazhdueshme po shkakton sfida serioze edhe në industrinë e rëndë. Rritja e çmimeve të lëndëve të para, transporti më i shtrenjtë dhe gara drejt tregjeve të reja, janë problemet me të cilat përballen fabrikat e mëdha. Në kohë krize, biznesmenët thonë se kanë nevojë për një analizë të mirë parandaluese, nëse është më fitimprurëse të investosh apo të kursesh para në raste të vështira.

    “Për teneqet e çelikut që i prodhojmë, mund të them se tregjet janë mjaft aktive për momentin, ku çmimet e shitjes janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit, mendoj nga reagimi i tepërt ndaj luftës në Ukrainë. Shumë investitorë që kishin plane të mëdha për këtë vit u tërhoqën dhe i vendosën të gjitha pozicionet e tyre në pritje, në mënyrë që të shohin se si do të zhvillohet situata e përgjithshme”, tha Petar Janeski- afarist

    Sa i përket prodhimit industrial, përkundër informacioneve nga terreni se për shkak të krizës dhe uljes së porosive, fabrikat prodhojnë më pak, të dhënat e Entit shtetëror të statistikave tregojnë se në mars të këtij viti ka pasur rritje prej 3,2 %. Nga informacioni i raportit rezulton se, përveç sektorit të xehetarisë dhe prodhimit të energjisë, të cilët shënojnë rritje më serioze të prodhimit, pothuajse të gjithë sektorët e tjerë kanë rënie. Është ulur edhe prodhimi i ushqimeve, pijeve, tekstilit dhe përpunimi i drurit, rënia ka edhe te prodhimi i metaleve.

    Prodhim industrial

    Prodhimi i ushqimit minus 5.8%

    Prodhimi i pijeve minus 25%

    Prodhimi i tekstilit minus 13.3%

    Përpunimi i drurit minus 16.1%

    Prodhimi i metaleve minus 10.9%

    Shteti ka vënë në dispozicion disa masa kundër krizës. Përveç ndihmës për paga, janë hequr disa procedura doganore dhe disa procedura burokratike. Goditja më e madhe për biznesin e madh është rritja e çmimeve të energjisë. Pjesa e energjisë elektrike në çmimin e produktit përfundimtar nga fabrikat lëviz nga 20 deri në 60 për qind. Për shkak të kësaj, shumica e produkteve që qytetarët i blejnë çdo ditë shënojnë rritje të jashtëzakonshme. Edhe pse njoftimet nga sektori i biznesit janë se këto goditje nga inflacioni do të ngadalësohen në fund të vitit, ekonomistët janë më se të sigurt se rritja aktuale e çmimeve nuk do të kthehet kurrë as në nivel të afër siç ka qenë para krizës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski i interesuar për bashkëpunim vetëm me opozitën shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Për dy javë rrezikohet kalimi i afatit i 240 mijë vaksinave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë