Bikovski: Gjëja më e rëndësishme është të kemi shtet ligjor, të denoncohet puna në të zezë

    Zoran Bikovski, nga Platforma kundër Varfërisë në Maqedoni, në paraqitjen e tij në “Magazina Ekonomike” në Alsat theksoi se më e rëndësishmja në vend nuk është të ndërhyhet për zbutjen e valës së inflacionit, por të përmirësohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër punës në të zezë, përcjell Nistori.

    “Nuk ka rëndësi nëse do të zbutet pak vala e inflacionit. Gjëja më e rëndësishme është të kemi shtet ligjor. Të ketë rregulla dhe procedura të pastra. Të ketë inspektorat pune dhe tregu në çdo fabrikë ose dyqan. Të denoncohet puna në të zezë…të ketë sundim të së drejtës dhe rregulla të qarta loje. Shpërndarja e drejtë e të mirave të këtij vendi, sepse të gjithë jemi taksapagues, ndërsa nuk jemi të barabartë para ligjit”, tha Bikovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në Maqedoni janë 100 mijë persona pa arsim fillor

    Lajmi i rradhës

    Sot fillon konferenca ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog” në Ohër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë