Sistemi hekurudhor i Ukrainës u ka ndihmuar miliona njerëzve të largohen drejt vendeve më të sigurta, edhe pse stacionet dhe infrastruktura e tij janë shënjestruar nga raketat ruse. Këto imazhe tregojnë një tren që evakuon njerëz nga Pokrovski në Ukrainën lindore, drejt qyteteve paksa më të sigurta në perëndim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 12 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i sulmeve ruse në shkurt.
4Njerëzit duke u përshëndetur ndërmjet vete para se të hipin në trenin që do t’i dërgojë në Dnipro dhe Lviv si zona relativisht të sigurta.
Bashkimi Evropian u ka dhënë qytetarëve ukrainas të drejtën automatike për të qëndruar dhe punuar nëpër të 27 vendet anëtare të tij deri në tre vjet.
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në rajon kanë folur me shumë njerëz, të cilët, pavarësisht rrezikut, hezitojnë t’i braktisin shtëpitë e tyre. Vendimin për t’u larguar nga shtëpitë e tyre disa e marrin në minutën e fundit.
Më 25 qershor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se “në këtë fazë lufte është vështirë e përballueshme shpirtërisht dhe emocionalisht… Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë lufta, sa goditje të tjera do të ketë, sa humbje dhe sa përpjekje të tjera do të na duhen.” /REL/