Gashi: Më 17 tetor e plotësojmë edhe gjysmën tjetër të fitores

    Koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit e filluan nga sheshi “Skënderbeu”. Nën sloganin “Pastër”, me çka do të kërkojnë kandidatët besimin e qytetarëve për të udhëhequr në 16 komuna, prezantuan programin për katër vitet e ardhshme, njofton Nistori.

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi para shkupjanëve tha se kështu duke e mbajtur gjallë koalicionin dhe kështu të bashkuar në këtë cikël zgjedhor kemi përçuar një mesazh se ne dijmë të qëndrojmë bashkë dhe nuk jemi prej përçarësve.

    “Çfarë mendoj unë se është gjysma tjetër e fitores! Është të keni kandidat të mirë, cilësor, të keni programe të mira dhe njerëz të cilët kanë ide e vizion sesi mund t’i zhvillojnë komunat e tyre e t’i zgjidhin problemet e qytetarëve në ato komuna”, ka theksuar ndër të tjera Gashi.

    Ai më tej ka shtuar se duke prezantuar kandidatë të ndershëm, cilësi të larta, profesionale, morale e shpirtërore ne hapërojmë bindshëm drejt një fitore të madhe. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Tetovës i duhet ndryshim dhe ai ndryshim do të bëhet nëpërmjet Lëvizjes Besa

    Lajmi i rradhës

    Mickoski në Ohër: Zaevi luan edhe me shqiptarët edhe me maqedonasit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë